Tmerri i përjetuar sot në Bruksel përmes disa fotografive

Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.

Burimet zyrtare flasin për të paktën 23 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 10 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për disa dhjetëra të plagosur.

Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?