Tmerri në diskon në Dhërmi, arrestohet autori. Qëlloi 4 herë me pistoletë pas sherrit

Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Dhërmi, sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, njofton Policia e Vlorës.

“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

 

Shishe, gota e karrige të thyera/Çfarë la pas përplasja me armë në disko ‘Havana’ në Dhërmi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?