Tmerri në Lezhë, grabitësit dhunojnë pronarin e shtëpisë në sy të fëmijëve (Detajet)

Placeholder Image

Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë sot në Lezhë, ku një banesë u tentua të grabitej nga tre persona të maskuar dhe me armë zjarri.

“BalkanWeb” mëson se grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit Arben Isaku dhe e kanë dhunuar në sy të fëmijëve. Pronari ka përfunduar në spitalin e Lezhës ku po merr mjekim.

Sipas dëshmive të para autorët ishin të maskuar dhe me armë zjarri, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ka bërë që ata të largohen nga banesa. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke përdorur edhe një qen gjurmues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?