Tmerri vazhdon.Tragjedi, dhjetra emigrantë gjenden të vdekur brenda në kamion

 

Autoritetet austriake kanë thënë se trupat e të paktën 20 emigrantëve janë gjetur të vdekur brenda në një kamion në autostradën A 4 të Austrisë, shumë pranë kufirit lindor me Hungarinë.

Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më I madh se 50 thonë zyrtarët, informon BBC.

Tragjedia mësohet në një kohë kur në kryeqytetin e saj mbahet një samit i cili në fokur ka përballimin e fluksit të emigrantëve të ardhur nga vendet në luftë apo në konflikt

Dhjetra mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika përpiqen të largohen nga lufta duke u përpjekur të hyjnë në Europë.

Policia vendase thotë se duke nisur nga përmasat e kamionit, brenda në të mund të jenë trupat e 20- 50 emigrantëve të vdekur. Ata përshkruajnë skenën të tmerrshme

Emigrantët e mbyllur në kamion kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Sipas infomacioneve, shoferi i kamionit pas konstatimit të tragjedisë është larguar.

Mediat vendase raportojnë se trupat janë thuajse të dekompozuar, gje e cila tregon se emigrantët kanë humbur jetën kohë më parë dhe ngjarja është mbajtur e fshehur.

SHKARKO APP