Tmerrohet familja në Fushë Krujë, i marrin paratë dhe makinën
Një familje në Fushë Krujë, në fshatin Larushk, ka përjetuar momente tmerri.
Kjo pasi mbrëmjen e së enjtes, katër persona të maskuar dhe të armatosur, u kanë hyrë në shtëpi.
Ata i kanë lidhur pjesëtarët e familjes dhe më tej kanë marrë kasafortën me para.
Po ashtu hajdutët kanë marrë edhe një makinë tip “Benz” me targa AA 642 HD, e cila ishte e parkuar në oborr.
Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në orën 21:40 të datës 28 qershor në familjen e Ndue Latës.
Sakaq nga ana e policisë vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

