Toçe: Ka individë që mohojnë se janë mbartës të një sëmundje, lëvizja në qytetet e tjera, diçka pa mend
Në një lidhje me Skype në Ora News, psikologja Denada Toçe u shpreh se ka njerëz që e mohojnë se ata janë mbartës të një sëmundjeje.
Ajo tha se shqiptarët duhet të dëgjojnë informacionet që paraqiten shkencërisht.
Toçe e cilësoi lëvizjen e personave që përpiqen të lëvizin në qytete të tjera në një situatë të tillë si diçka të pa mendtë. situatë po veprojnë
Denada Toçe: Ka sot individë që e mohojnë se ata janë mbartës direkt të një sëmundje që mund t’ia transmetojnë tjetrit. Sot shqiptarët duhet të dëgjojnë informacionet që na paraqiten shkencërisht. Risku i vdekshmërisë është i ulët, ndërsa ai prekjes është shumë i shpejtë, pra reagon shumë shpejt. Nëse lëviz ka shkatërruar sistemin e vetkarantinizimin. Nuk mbyllemi në shtëpi që të shpëtojmë nga virusi, por të shpëtojmë nga shpërndarja e virusit, si dhe të kuptojmë kush janë të infektuarit. Lëvizja në qytetet e tjera është diçka e pa mendtë. Çuditem që shumica ka kohë për të komentuar edhe kryeministri. Unë mbështes qëndrimin në shtëpi. Rregullat kanë treguar se deri në gjetjen e vaksinës duhet të veprohet kështu.