Togerja e diplomuar në Britani, vlerë e ushtrisë sonë

Për të ruajtur paqen, duhen ushtarakë të përgatitur. Togerja Jonida Prifti, tashmë ka marrë një spuperspecjalizim në Britaninë e Madhe, gjë që e bën atë me vlera të veçanta për ushtrinë Shqiptare. Lajmi i përgatitjes së saj jepet nga Ambasada Britanike në Tiranë.

“Urime Togeres së re Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila, pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurstit (RMAS). Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një Institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate.

Në këtë institucion oficerët e rinj stërviten në marrjen e përgjegjësive të drejtim-kontrollit dhe komandimit. Kursi i formimit të oficerëve në RMAS mbulon gjerësisht lëndët ushtarake, ato praktike dhe akademike si edhe promovon një nivel të jashtëzakonshëm stërvitjeje individuale dhe asaj në grup”, shkruan Ambasada Britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?