“Toka e premtuar” – Shikoni ku janë futur këta dy shqiptarët për të hyrë në Angli

Gjashtë anëtarë të një bande që  merret me futjen e kladestinëve në Britani do të përballen me burgun pasi u kapën duke u përpjekur të fusin në mënyrë klandestine shqiptarët në Britani

Ata u arrestuan për dy raste të trafikut të klandestinëve.

Rasti i parë ishte në mars 2015: Gjatë kontrollit të një makine në kufi me Francën policia gjeti brenda në bagazh dy të rritur dhe një fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lee Anderson, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri  Jason Coëley u arrestuan menjëherë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pesë  muaj më vonë një makinë tjetër u ndalua po për kontroll dhe policia zbuloi 2 shqiptarë në bagazhin e makinës. Media britanike publikoi foton.

Për këtë rast u arrestuan shqiptarët, Ilir Hani, Eduart Karaj and Vullnet Karaj.

Karaj, Cowley, Anderson dhe Barker pranuan fajin në procesin gjyqësor që nisi më 7 dhe 8 gusht 2017

Ndërsa Hani dhe Karaj nuk pranuan fajin megjithatë u shpallën fajtor pas një procesi gjyqësor që zgjati 5 ditë.

Ndaj tyre do të shpallet dënimi më 18 shtator.

“Është e qartë se kjo bandë po përpiqej të  organizonte trafikun duke menduar për lekët që do të fitojnë dhe jo për jetën dhe sigurinë e njerëzve përfshi dhe të fëmijës

Ishte një punë e mirëorganizuar por oficerët tanë ia dolën të zbulojnë sipërmarrjen e tyre kriminale.

Shpresoj që ky rast të shërbejë si paralajmërim për të gjithë të tjerët që përpiqen të organizojnë trafiqe të tilla. Të gjithë do të përfundojnë para ligjit” tha  David Fairclough, përfaqësues i hetimit kriminal dhe financiar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?