Toka “përpin” pallatin 5-katësh në Durrës, mbetet vetëm papafingoja

Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja, Gazetarja e ABC News është zhvendosur në zonën e ish-kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”. Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Raportimi i gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën Zef Serembe në zonë e kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe. Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos. Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”. /abcnews.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Rrafshohet ndertesa 5 kateshe ne Durres, shihet vetem papafingo | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?