Tom Doshi voton në shkollën “Kongresi i Lushnjes”
Aktualitet E Diel, 11 Maj 2025 09:41
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Doshi votoi në qendrën e vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa partia që ai drejton garon në këto zgjedhje me numrin 11 në fletën e votimit.
Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e Shqipërisë, ku mbi 3.7 milionë qytetarë kanë të drejtë të hedhin votën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

