Tomini: 6 raste me Covid-19 në javët e fundit

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini thotë se kohët e fundit janë konfirmuar 6 raste me Covid-19. Ajo apelon për të treguar më shumë kujdes me higjienën sidomos gjatë kësaj periudhe të nxehtë. Tomini shtoi se alergjitë e stinës apo infeksionet respiratore janë prezente, por numri është i ulët krahasuar me pikun. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare për shkak të ndryshimit të temperaturave.

”Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri.

Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjinerik duhet të jenë të shtuara. Edhe pse nuk jemi në sezon gripi por Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit, e kemi prezent dhe do ta kemi gjithmonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet patur kujdes nga etiketa te shenjat respiratorë, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por Covid-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim tek të tjerë”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?