Zyrtare: Vjollca Hoxha merr edhe drejtimin e Top Channel
Në një njoftim zyrtar të Top Channel thuhet se “Prej ditës së sotme, presidentja e kompanisë Top Media, zonja Vjollca Hoxha, ka marrë përsipër pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të Top Channel.
Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.
Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.
Top Channel ndërkohë hap një faqe të re dhe të shumëpritur nga shikuesit e tij të shumtë, si televizioni më i ndjekur i shqiptarëve, tashmë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Top Medias, zonjës Vjollca Hoxha”