Topalli: Rama ka frikë nga të rinjtë për zgjedhjet ndaj mbyll TikTok-un, në 2021 kyçi kufirin me alibinë e Covid

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për Jozefina Topallin, tregon frikën e Ramës nga të rinjtë. Për të kjo është censurë sikurse në kohën e diktaturës.

”Shqetësim i kryeministrit me target grupin e të rinjve. Jemi në kulmin e fushatës elektorale dhe ky është segment i një zinxhir të tërë për shmangien nga debati. Nëse shmanget nga debati tregon frikë gati në panik që ka nga mundësia që të rinjtë kishin për të diskutuar e ironizuar e për të kundërshtuar mënyrën e mbajtjes së pushtetit.

Shmangia nga debati prej muajsh Rama nuk shkon në seanca plenare e debati. Prej 12 vitesh asnjë ministër qeveri nuk shkon në debat. Shmangia nga debati tregon frikë. Mbyllja e një platforme që angazhon shumicën e të rinjve të moshave të ndryshme është e pabesueshme të një censure sikur vinin zhurmuesit dikur te një tv me shpresë se nuk do të marrim asnjë informacion nga jashtë”, tha ajo në A2 CNN.

Topalli shton se kryeministri Rama po humb kontrollin mbi çdo gjë, ndërsa të rinjtë thotë ajo do ta gjejnë mundësinë për t’u shprehur lirshëm. Ish-kryeparlamentarja sjell në vëmendje edhe zgjedhjet e vitit 2021 kur, sipas saj Rama përdori alibinë e Covid për të mbyllur kufirin. Për analistët Lutfi Dervishi dhe Sami Neza, mbyllja e TikTok nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit te shkolla Fan Noli. Sipas tyre kjo është një gënjeshtër e Ramës.

SHKARKO APP