Reforma zgjedhore dhe integrimi. Presidenti Meta: Mesazhi im për opozitën

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i shtetit, Ilir Meta ka zbuluar sot para medias mesazhin e qartë që ai ka për opozitën e bashkuar lidhur me reformën zgjedhore dhe negociatat në BE.

”Besoj se mesazhet kanë qenë të qarta. Mesazhi im për opozitën është që të jetë e qartë, të unifikojë kërkesat e saj dhe të bëjë maksimumin për konsensusin, të koordinohet ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me Komisionerin për Zgjerimin dhe Bundestagun gjerman, se atje shikohen me vëmendje reformat, por jo thjesht ana formale e sipërfaqesore e tyre, po ajo thelbësore dhe cilësia e tyre. E rëndësishme është që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira të ndershme, e të mos intimidojnë qytetarët as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre”,- tha kreu i shtetit.

Pjesë nga komunikimi i Presidentit Ilir Meta me gazetarët

Pyetje: A keni thirrje për opozitën e bashkuar?

Presidenti Meta: Mesazhet kanë qenë të qarta, i imi për opozitën ka qenë të që të unifikojë kërkesat e saj dhe të koordinojë sa më ngushtë me komisionerët për zgjerimin dhe kundërshtarët e saj. Shikohet shumë ana substancionale dhe cilësia. E rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet dhe të mos intimidojnë qytetarët mas me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.

Pyetje: Po për rolin e ndërkombëtarëve? Letrën që i është çuar zonjës Kim nga opozita parlamentare?

Presidenti Meta: Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se supermazhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira. Duhen qëllime të mira. Sa më i mirë të jetë produkti, aq më mirë është për të gjithë.

Duke qenë se jemi në një krizë institucionale si asnjëherë përfshirë dhe kuvendin, është e rëndësishme të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara dhe dhënë mundësi të gjithëve të votojnë dhe verifikohen nga qytetarët. Shumë çështje të rëndësishme duhet të adresohen ën institucionet e duhura që të merren nisma të rëndësishme. Por këtu kemi ngelur si duket në detaje si me numërimin e çështje që nuk duhet të ekzistonin. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë i mirëpritur gjithmonë.

Të gjithë ambasadorët e BE kanë të drejtën të shprehen për çdo cenim të MSA që është në fuqi dhe detyron qeverinë, Shqipërinë, parlamentin të respektojë ato standarde që kemi rënë dakord me BE. Do të ishte shumë mirë çdo ambasador sa herë që shikon një shkelje të MSA ta denonconte atë publikisht. Kjo do të ishte rruga më e mirë se sa heshtja apo ndonjëherë  deklarata që krijojnë konfuzion. Të gjitha përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar si të ambasadorëve të BE, të SHA dhe atij të Britanisë së Madhe.

Pyetje: Çfarë do ti këshillonit ju zotit Basha për topin që i ka lënë zonja Kim?

Presidenti Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë gjithçka për konsensus, për teatrin ka qenë mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza e reformës. I treti, mos paraqisni listë dëshirash, por ato pika bazike që keni për legjitimitetin e institucioneve, që Shqipëria të marrë vrull drejt BE-së.

Mesazhi im i fundit është ky; se qaja e re e zgjerimit të BE-së sipas kërkesës franceze e rrezikon çeljen e shpejtë të negociatave dhe këto arritje formale që kemi deri tani sepse asgjë deri tani nuk është e sigurtë. Nëse Shqipëria bën prapa, humbet shumë nga këto mundësi që ka fituar deri tani. Ndaj u apeloj të gjithëve të mos humbasin atë që kemi. Sa më shpejt Shqipëria në BE, aq më shumë shqiptarë do të kthehen në vendin tonë.

SHKARKO APP