Totozani i bashkohet lutjeve për shpëtimin e sa më shumë njerëzve

Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpreh dhimbjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, pas tërmetit shkatërrues në Italinë fqinje, si dhe i bashkohet lutjeve për shpëtimin e sa më shumë njerëzve, që qëndrojnë ende nën gërmadhat e shtëpive të shembura.

Totozani po ndjek me shqetësim operacionet e shpëtimit, si dhe çdo informacion që lidhet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga ky tërmet shkatërrues, në Italinë qendrore.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, konfirmon ndjenjën më të lartë të solidaritetit për popullin italian dhe qeverinë e këtij vendi, në këto momente tejet të vështira, duke inkurajuar operacionet e shpëtimit, si dhe duke qenë pranë me humanizëm njerëzor për çdo familje që ka humbur të dashurit apo ndodhet nën makthin për të gjetur ende gjallë nën rrënoja të afërm e të dashur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?