Totozani: Janë pushuar nga puna 3059 punonjës, shumica padrejtësisht

Avokati i Popullit ka bërë publik një raport ku dokumentohen se në 51 bashki janë hequr nga puna padrejtësisht, 3059 punjonjës. Ai ka ngritur shqetësimin për largimet e shumta të punonjësve në bashkitë e vendit. Përmes një raporti i hartuar pas hyrjes në fuqi të reformës administrative territoriale, i cili do t’i dorëzohet parlamentit.

“Në 51 Bashki në vend me struktura tranzitore, janë larguar në total 3059 punonjës, prej të cilëve 319 janë nëpunës civil ose 11% e punonjësve e totalit të punonjësve të larguar. Kjo situatë krijon paqëndrueshmëri për administratën e pushtetit vendor, duke larguar punonjës të trajnuar dhe të specializuar në funksionet e tyre, gjë që ndikon në cilësinë e shërbimeve për qytetarët”,-u shprehur Totozani.

Ajo që Avokati nxjerr si shqetësim, është se pjesa më e madhe e punjonjësve janë larguar padrejtësisht dhe për pasojë kanë fituar gjyqet me bashkitë. “Vetëm për Bashkinë Tropojë kostoja e punonjësve të cilët janë larguar nga puna është në shumën prej 6.000.000 lekë (gjashtë milion lekë) dhe deri në miratimin e strukturave përfundimtare është parashikuar një kosto që mund të arrijë shumën prej 11.000.000 (njëmbëdhjetë milion Lekë), ndërkohë  që  mungojnë të dhëna nga njësitë e tjera të pushtetit vendor”,- pohoi më tej Avokati i Popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raport nënvizohet po ashtu se 10 bashki nuk kanë bashkëpunuar me avokatin e popullit për hartimin e raportit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?