Totozani: Jetimët përdoren për prostitucion dhe trafiqe droge
“Kemi dyshime të forta dhe po investigojmë, se femrat jetime që detyrohen të lënë Jetimoret, për shkak se mbushin 18 vjec, përfundojnë prostituta, ndërsa djemtë, përfshihen në trafiqe droge”.
Kjo është deklarata e fortë që ka dhënë për Turjan Hyskën në Oktapod, Avokati i Popullit Igli Totozani. I ftuar për të diskutuar mbi ngjarjen në jetimoren e Shkodrës, Totozani theksoi se në bazë të ligjit aktual, cdo jetim që mbush 18 vjec, del përballë “një oqeani”. Sipas tij, ai përfiton një asistencë fare të vogël nga shteti dhe nuk ka të siguar as shtëpi dhe as gjë tjetër. Për këtë shkak, sipas Avokatit të Popullit, duhet riparë i gjithë sistemi i trajtimit të kësaj shtrese, pasi sistemi aktual është i vjetëruar dhe iv ë ata në rrezik.
Ndërsa për ngjarjen e ndodhur në Jetimoren e Shkodrës, Totozani theksoi se inspketorët e këtij institucioni mbetën të shokuar nga deklarimet e fëmijëve. Për Totozanin, i takon prokurorisë dhe organeve të drejtësëisë, të gjejnë edhe autorët e vërtetë të përdhunimit dhe abuzimit. Por Avokati i Popullit zbuloi se fëmijët kanë patur presion nga punonjësit, për të mos treguar shumë për ngjarjen tek organet e drejtësisë.
“Egziston frika se mund të ketë edhe disa raste të tjera të ngjashme”- ka vënë gjithashtu në dukje Igli Totozani. Në opinionin e tij, gjithcka ka ndodhur vjen edhe për shkak se këto qendra janë të mbyllura për publikun, nuk frekuentohen as nga mediat, ndaj janë të prirura të prodhojnë dukuri negative. Si zgjidhje të situatës, Totozani propozon mbylljen e këtyre qendrave dhe vënien në funksion ose të shtëpive-familje, ose të adoptimit, ose rikthimin e fëmijëve tek familjet biologjike, sigurisht nën kujdesin e shtuar të shtetit.
Avokati i Popullit bën thirrje edhe për tu sqaruar dualiteti mes Pushtetit qendror dhe atij lokal për menaxhimin e këtyre qendrave, si edhe për zhvillimin e konkurseve për drejtuesit e tyre
KOHA JONË SONDAZH

