Totozani: Respektim të drejtave të azilkërkuesve
Në ditën e dytë të konferencës së nivelit të lartë mbi “Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore”, Avokati i Popullit, Igli Totozani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes homologëve në drejtim të respektimit të të drejtave të azilkërkuesve.
Me një pjesëmarrje të gjerë të Ombudsmanëve nga rajoni ynë, Europa, Kontinenti Afrikan, si dhe nga vendet Ibero-Amerikane, në panelin e sotëm u diskutua dhënia e një përgjigje e përbashkët për situatën e krijuar nga flukset e refugjatëve dhe migrantëve.
Për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, Avokati Popullit, Totozani, theksoi se ky proces kërkon vullnet politik dhe angazhim mbarëshoqëror, në frymën e solidaritetit dhe me një vizion largpamës, me politika koherence dhe impakt të qëndrueshëm.
Sipas Totozanit, në planin më afatgjatë përballemi me sfidën e integrimit, qoftë ky integrimi i azilantëve në shtëpitë e tyre të reja në vendet që i mirëpresin, qoftë integrimi i shtetasve të kthyer në vendet e tyre të origjinës.
KOHA JONË SONDAZH

