Totozani: Tu gjendet strehim familjeve që jetojnë në ish-konviktin e Hoteleri-Turizmit

Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi sot, një takim me personat dhe familjet e strehuara në ambientet e ish konviktit të Shkolles se Mesme të Hoteleri-Turizmit në Tiranë. Një pjesë e tyre kanë paraqitur ankesa pranë institucionit të Avokatit të Popullit, me pretendimin se po dëbohen nga këto ambiente, në të cilat banojnë prej rreth 20 vitesh. Një pjesë e tyre janë jetimë, të cilët pas përfundimit të shkollës së mesme në pamundësi për të gjetur strehë kanë banuar në dhomat e konviktit të ish shkollës teknologjike.

Ekspertët e Avokatit të Popullit menjëherë pas marrjes së ankesave filluan procedurat për ndjekjen e kësaj çështje. Për këtë qëllim janë kërkuar shpjegime nga ana e Bashkisë Tiranë, Drejtoria e Shkollës së Mesme Hoteleri- Turizëm, si dhe nga ana e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mundësitë e strehimit që do t’i ofrohen këtyre qytetareve.

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, pasi bisedoi personalisht me këta banorë tha se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme situatën. Ka pasur ankesë nga një grup prej 23 familjesh me jetimë pranë institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe një sinjalizim nga ana e shoqërisë civile. Vlerësoj faktin që shoqëria civile, të cilën ne e kemi partner ka ardhur menjëherë për të shqyrtuar problematikat që ju shqetësojnë.  Ne do të monitorojmë hap pas hapi, së bashku me shoqërinë civile, besoj, të gjithë procedurat që do të ndiqen ndaj jush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është legjitime që shkolla të rikonstruktohet dhe të shndërrohet në funksionin e saj primar dhe ju të jetoni në kushte të tjera, por asnjë dëbim nuk duhet bërë pa u zbatuar kriteret dhe standardet ndërkombëtare në rastin e dëbimeve.

Aktorët duhet të gjejnë zgjidhje dhe të zbatojnë procedurat ligjore përkatëse dhe standardet ndërkombëtare, që këtu çdo lëvizje e qyterarëve të kryhet duke siguruar më përpara një strehim të përshtatshëm dhe dinjitoz”.

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shoqërohej në këtë takim, nga disa përfaqësuese të shoqërisë civile.

Gjithashtu, nga ana e ekspertëve të Avokatit të Popullit është  kërkuar të zhvillohen takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, si dhe me ata të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zgjidhjet që do t’i ofrohen këtyre qytetarëve për strehim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?