”Toyota” me euro, nesër masa e sigurisë për katër të arrestuarit

Nesër pritet të dalin në Gjykatën e Durrësit, për të mësuar masën e sigurisë katër personat e arrestuar për përfshirje në transportin e 3.4 milion eurove nëpërmjet Portit të Durrësit.

Edi Lika, Klevis Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri kanë mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetete ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjtë Vladi.

Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blere disa automjete per kompanine e tij, e cila nga verifikimet rezulton e e hapur në maj të këtij viti. E gjithë sasia e valutës është dërguar në Bankën e Shqiperisë për llogari të prokurorisë në ruajtje për të mos u hedhur në qarkullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja do ti kalojë Krimeve të Rënda duke u shtuar të akuzuarve edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?