“Toyota”-t me 3.4 mln euro, Lika i dënuar 2 herë për dhunë

Tre milionë e 366 mijë e 700 euro dhe 80 mijë franga belge është shifra që u gjetën të fshehura në dyert dhe sediljet e dy “Toyota Yaris”, të cilat zbarkuan në portin e Durrësit.

Katër persona janë arrestuar deri më tani dhe dy të tjerë janë në kërkim. Policia ka ushtruar kontroll te servisi i Eduard Likës, i cili rezulton se duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje.

Lika nuk është i panjohur për drejtësinë, në dy raste është dënuar për krime në familje. 41-vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpiak për dy vjet nga Gjykata e Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit Klevi Cani Lika, edhe ky i arrestuar të dielën për ngarkesën e eurove e frangave më të madhen të sekuestruar ndonjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lika është dënuar edhe më herët po për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Kësaj radhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve që u kapën në Durrës janë regjistruar hetimet për pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash në kufi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?