Tra tek Kepi i Rodonit, Kisha Françeskane detyron banorët të paguajnë

Banorët e Ishmit kanë reaguar pas vendosjes së traut në zonën turistike të Kepit të Rodonit nga ana e Kishës Françeskane e cila pretendon pronësinë e zonës.

Banorët kryesisht të fshatit Shetaj protestuan, duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës ata shkojnë në punë, në tokat e tyre apo në plazh.

Ata thonë se krahas tarifës hyrëse prej 100 lekë të reja, kisha i detyron ata të paguajnë edhe 200 lekëshin e parkimit, shkruan AbcNews. Banorët thanë se i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë, ndërsa kanë dërguar peticione të vazhdueshme institucioneve për heqjen e traut dhe tarifave për banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të penalizuar janë edhe turistët, apo besimtarët të cilët shkojnë në Kishën e Shën Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?