Tradhtove familjen? 100 kamxhik mbi shpinë !

 

Ky burrë dhe kjo grua janë shpalllur fajtorë për tradhëti bashkëshortore dhe në Afganistan dënohen kështu(shiko foto dhe video).

100 goditje me kamzhik për secilin prej tyre në mesin e një turme e cila miraton ndëshkimin.

Ndëshkimi dhe ekzekutimi në publik u kthye në një fenomen të zakonshëm në Afganistan në bazë të ligjeve të ashpra të sheriatit, të zbatuara nga talebanët që prej vitit 1996 dhe deri në 2001.

Grupi militant islamik u rrëzua nga pushteti nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht dënime të tilla janë më të rralla.

Video është filmuar në provincën Ghor, në perëndim të vendit pas vendimit të dhënë nga qeveria lokale e cila deklaroi se dënimi është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin penal.

Kurse qeveria qëndrore nuk zbaton ligjin e sheriatit dhe në përgjithësi dënon praktikat e rrahjes dhe dënimet me gurë veçanërisht në zonat nën kontrollin e kryengritësve.

Më herët këtë muaj, 5 persona u arrestuan në veri të Afganistanit për rrahjen në publik të një burri dhe vajzës së tij për vjedhje.

Në maj të këtij viti, një grua u rrah për vdekje nga një turmë në qendër të Kabulit pasi u akuzua në mënyrë të gabuar për djegien e librit të Kuranit.

SHKARKO APP