“Traffic Town”, këndi i sigurisë rrugore për fëmijë përmes argëtimit dhe edukimit (VIDEO)

“Qyteti i trafikut” është këndi i parë edukativ dhe argëtues për fëmijët, dedikuar sigurisë rrugore, ku përmes lojës vogëlushët edukohen mbi rregullat dhe sinjalistikat e qarkullimit rrugor. Këndi përfshin aktivitete të tilla, si: kalimi në vijat e bardha, lëvizja me biçikleta, respektimi i semaforëve dhe tabelave etj.

Rijetësimi i kësaj hapësirë të posaçme nis në Tiranë dhe do të vazhdojë rrugëtimin edhe në qytetet e tjera të vendit, nga veriu në jug. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot këtë hapësirë, e cila ka ngjallur dukshëm interesin e fëmijëve me elementët argëtues të ndërthurur me ato edukativë, si labirinte prej plastike shumëngjyrëshe, zona kundër rrëshqitjes, rrugë biçikletash apo vende parkimi.

Zona e qytetit të trafikut do të vihet në dispozicion të shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera joqeveritare që merren me edukimin e trafikut për fëmijët dhe të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapësira mund të përdoret edhe gjatë orës së edukimit fizik dhe sigurisë rrugore. Për më tepër, elemente të tilla si klasat, labirintet dhe lojërat do t’u japin fëmijëve mundësinë të praktikojnë shkathtësinë, koordinimin, zhvillimin e gjithanshëm dhe konkurrencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?