Trafik afganësh dhe tunizianësh, prangoset lazaratasi

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit të emigrantëve nga Afganistani dhe Tunizia. Të arrestuarit janë; Arben Hyka 41-vjec, banues ne fshatin Yrshek Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Bersand Rabaj 32-vjeç banues në fshatin Lazarat.

Arben Hyka u kap nga policia duke transportuar në makinën e tij Ford me targa ”AA 247 SV”, dy emigrantë nga Afganistani kundrejt pagesës. Ndërsa Bersand Rabaj akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy tunizianëve.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?