Trafik armësh me postë/Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin
12 vite burg është masa e dënimit që ka kërkuar sot Prokuroria Krimeve të Rënda për Saimir Çullhajn, i cili akuzohet për trafik armësh. Çullhaj tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë.
Kujtojmë se në datën 23 gusht të vitit të kaluar Çullhajn akuzohet se ka bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Brenda pakove u konstatuan tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në momentin e kapjes Çullhajt, iu gjetën në trup dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”. /BW
KOHA JONË SONDAZH

