Trafik armësh nga Turqia në Shqipëri! Goditet grupi, në pranga 11 persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë

24 vende, mes tyre edhe Shqipëria, të mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë Europol, janë bashkuar për të goditur trafikimin e armëve me origjinë turke të futura ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

Operacioni i quajtur “Bosfori”, u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Midis 2 dhe 11 nëntorit operacioni u përmbyll me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime të mëposhtme:

11 arrestime;
191 armë zjarri;

3 mijë 714 gëzhoja municioni;
sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;
paketat e cigareve të stampuara;
1 automjet;
164 copë piroteknikë;
dokumente false të identitetit.

VENDET QË U PËRFSHINË NË OPERACION

Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania.

SHKARKO APP