Trafik droge dhe të qenieve njerëzore, ja si u çmontua banda kriminale

Zbulohet grupi i rrezikshëm shqiptar që vepronte në të gjithë Evropën në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Më 3, 4 dhe 5 prill, Drejtoria Investigative Anti-Mafia (DIA) bashkëpunoi në fazën përfundimtare të një hetimi gjithëpërfshirës kundër drogës.

61 urdhra arresti ndërkombëtar u realizuan paralelisht në Belgjikë, Holandë dhe Francë kundër grupit të rrezikshëm shqiptar. Ai vepronte në të gjithë Evropën dhe përfshihej në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore. DIA ka mbështetur të gjitha fazat e hetimeve përmes Rrjetit Operativ Antimafia, projekti i bashkëpunimit hetimor midis forcave policore evropiane, nga të cilat DIA është Drejtues i Projektit.

Në operacion kanë marrë pjesë 600 forca policie. Policia Shqiptare ka bashkëpunuar me DIA-n, duke dhënë informacione për personat me origjinë shqiptare. Nga të dhënat paraprake mësohet se në grupin kriminal, 9 prej të arrestuarve janë italianë. Ndërkohë, në Belgjikë është arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia. Emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur dhe se deri më tani bëhet fjalë për të dhëna paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?