Trafik droge – Janinë, 4 arrestime, sekuestrohen më shumë se 100 kg kanabis shqiptar

Shërbimi i antidrogës në Janinë ka njoftuar për dy operacione të njëpasnjëshme, ku janë sekuestruar më shumë se 100 kg kanabis i importuar nga Shqipëria, dhe janë vënë nën pranga katër persona, dy shqiptarë, një grek dhe një shtetase gjeorgjiane.

Operacioni i parë është zhvilluar në vendin e quajtur Terovo, në autostradën “Joniane”. Aty u ndalua për kontroll një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar, 41 vjeç.

Në portbagazhin e makinës u gjetën 3 çanta udhëtimi me 51 kg kanabis, të ambalazhuar në 14 paketa.Policia arrestoi drejtuesin e mjetit si dhe bashkëudhëtarin e tij, me moshë 36 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacionin tjetër, u arrestua një shtetas grek me moshë 47 vjeç dhe një 31 vjeçare, shtetase gjeorgjiane.Makina e tyre po lëvizte në hyrje të Janinës, në rrugën që vjen nga kufiri me Shqipërinë. Drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj sinjalit të policisë për të ndaluar, por rriti shpejtësinë dhe bëri manovra të rrezikshme për t’iu shmangur ndjekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfundimisht ata ndaluan në rrugën Janinë-Kozani, afër liqenit të Janinës. Me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës, policia gjeti një sasi kanabisi prej 52,3 kilogramë, që ata e kishin fshehur në një zonë me shkurre pranë vendit të arrestimit.

Ashtu si dhe dy shtetasit shqiptarë, edhe këta u dërguan në prokurori, të akuzuar për transport, posedim dhe trafik droge.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?