Trafik droge në kufirin e Qafë-Thanës, autorët braktisin thasët me hashash sa shohin policinë
Tre thasë me kanabis janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qafë-Thanë. Gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar drejt Maqedonisë, Policia Kufitare ka dyshuar se tre persona po tentonin të kalonin drogën në anën tjetër të kufirit.
Por sapo kanë pikasur këtë, autorët kanë braktisur thasët me kanabis dhe janë larguar me shpejtësi.
Ende nuk dihet identiteti i personave të transportonin drogën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

