Trafik droge nga ajri prej Shqipërisë drejt Italisë, prangosen 11 persona

11 persona janë ndaluar në kuadër të një hetimi nga policia e Riminit për akuzën e  trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të ndaluarit akuzohet se bëjnë pjesë e një organizate transnacionale dedikuar trafikut të marijuanës së ardhur nga Shqipëria me destinacion rivierën romanjole. Gjatë këtij operacioni janë sekuestuar 3. 5 ton drogë.

“Organizata kriminale ishte e përbërë kryesisht nga shqiptarë, të cilët kishin një drejtues dhe të tjerët vepronin për të. E veçanta e këtij trafiku është se në trasnportin e marijunës e destinuar për tregun e rivierës romanjol përdornin një aviontë vogël, por jo vetëm për të transportuar drogën nga Shqipëria. Avioni i vogël u bllokua nga policia në Brindizi dhe ishte i mbushur me 150 kg lëndë narkotike. Arritëm të arestonim dy shqiptarët që bënin transportin”, ka bërë të ditur kapiteni i karabinierëve Antonio De Lise, në një intervistë telefonike për Rai News.

SHKARKO APP