Trafik i madh në autostradë
Koha me diell që shoqëroi ditën e sotme bëri që shumë prej banorëve t’i largohen Tiranës dhe t’i drejtohen detit për të kaluar një fundjavë relaksuese. Por duket se mbrëmja nuk ka qenë shumë me fat për ta.
Segmenti i autostradës nga Durrësi në drejtim të Tiranës ka aktualisht një trafik të madh që herë herë thuajse makinat ndalojnë fare. Shkak është bërë jo vetëm numri i madh i makinave që kthehen nga Durrësi në drejtim të Tiranës por edhe një aksident që ka ndodhur në afërsi të Sukthit.
Në aksident mësohet se janë përfshirë 6 makina, çka ka bërë që rrëmuja në rrugë të jetë e madhe dhe kalimi i makinave siç shihet edhe nga fotot, bëhet me shumë vështirësi.
KOHA JONË SONDAZH

