Trafik i rënduar në aksin Laç-Fushë Krujë
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 07:23
Në aksin Laç-Fushë Krujë është krijuar radhë makinash, pasi një aksident në afërsi të Thumanës ka krijuar një trafik kilometrik, duke bllokuar thuajse tërësisht makinat që udhëtojnë nga veriu drejt kryeqytetit.
Drejtues të shumtë automjetesh raportojnë se në vendngjarje ende nuk duket ndonjë patrullë policie, e cila do të ndihmonte në hapjen e rrugës dhe lehtësimin e trafikut.

