Trafik i rënduar në autostradën Elbasan-Tiranë, një mjet ka marrë flakë në tunel

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Elbasan-Tiranë. Shkak për trafikun e rënduar dyshohet se është bërë një mjet që ka marrë flakë në tunel. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për te zbardhur rrethanat e saj.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP