Trafik kokaine nga Afrika në Itali, dënohet banda italo-shqiptare
Të paktën 14 persona janë dënuar nga drejtësia italiane me dënime që variojnë nga gjobë deri në 9 vite burg.
Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës prillin e kaluar, ku u arrestuan 30 persona.
Operacioni i koduar “Dexter” (i vendosur për shkak të ngjashmërisë së njërit prej të hetuarve me një protagonist të një seriali tv), u koordinua nga Prokurori Marcello Musso, ndërsa u zhvillua në krahinën e Milanos dhe Monza Brianza.
Grupi trafikonte kokainë dhe hashash nga Holanda dhe Afrika e Veriut. Prokurori lëshoi 31 urdhër arreste, nga të cilët 29 janë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak. Midis të arrestuarve, 10 janë shqiptarë.
Midis të arrestuarve ishte edhe Carla Martelli, 67 vjeçe, ish-modele, e cili u dënua me 6 vite burg. Operacioni çoi në sekuestrim e 10 kg kokainë, 15 kg hashash, 680 gramë marijuanë si dhe një pistoletë pa leje.

/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

