Trafik masiv nga Shqipëria, Italia kap 1 ton drogë, 45 kg tritol dhe municione

Policia italiane zhvilloi një operacion masiv të koduar “Illiria” , duke arrestuar 8 persona në të gjithë Italinë dhe u sekuestrua sasi e madhe droge, tritol dhe municione.

Hetimi nisi në Bari, ku trafikantët shqiptarë zbarkojnë nga deti. Sipas mediave italiane, operacioni ka nisur kohë më parë dhe tani u finalizua pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata.

Janë sekuestruar plot 1 ton marijuanë, një kallashnikov, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky operacion i policisë italiane konsiderohet tepër i rëndësishëm dhe ngre alarmin për trafik të drogës, armëve dhe tritolit përmes detit nga Shqipëria në Itali, e që më pas shitet edhe në vende të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?