Trafik ndërkombëtar i armëve, SPAK lëshon 6 urdhër arreste

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme aksionin në disa qytete të vendit, për ekzekutimin e disa urdhër-arresteve.

Burime bëjnë me dije se SPAK ndodhet në terren për të ekzekutuar 6 urdhër-arreste për anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me trafikun ndërkombëtar të armëve.

Aktualisht SPAK po zhvillon operacion në Tiranë dhe në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që një ditë më parë SPAK arrestoi zv.Drejtorin e Burgut të Bradasheshit Martin Musaj, si dhe ekzekutoi masën “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetau, si dhe arrestoi ish-shefin e krimeve në Durrës Agustin Cinari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu në operacionin e djeshëm ishin lëshaur 36-rudhërarreste mes tyre emrat e Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?