Trafik në rrugët drejt detit, ja porositë e Policisë

Çdo fundjavë në akset që lidhin Tiranën me Durrësin vihet re një trafik mjaft i madh mjetesh, çka e bën të lodhshme daljen në det. Edhe sot si e dielë e mesit të korrikut është vënë re një radhë e gjatë mjetesh, dhe për këtë policia rrugore e Durrësit apelon drejtuesit e mjeteve që të shmangin oraret e pikut.

Policia rrugore u kërkon shoferëve të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshmë për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?