Trafikoi 18 shqiptarë me kamion, shoferi polak befason në gjyq

Denohet shoferi polak që më 11 nëntor të këtij viti u ndalua në terminalin e tragetit me tetëmbëdhjetë shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij.

Ai është dënuar me një dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Shtetasi polak 20-vjeçar, me emrin Piotr, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 11 nëntor, polaku u arrestua në portin e Loon-Plage. I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?