Trafikonin drogë nga SHBA-ja duke përdorur postën, 2 në pranga dhe 1 në kërkim

Dy persona u arrestuan nga policia dhe një u shpall në kërkim pasi trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa, nga SHBA në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Në kuadër të operacionit “Çikago” u arrestua Gledis Dikellari dhe një 16 vjeçar si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg kanabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nëse do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

SHKARKO APP