Trafikonte vepra arti, si u kap 51-vjeçari në Berat. Ja çfarë iu gjet në makinë (Video)

Një 51-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Gj, banues në Berat u kap teksa transportonte disa vepra arti.

NJOFTIMI I POLICISË
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.Gj, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin në pronesi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan:
1 shpatë antike,
1 pistoletë e vjetër,
statuja,
papiruse si dhe vepra arti të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga neni 138 /a i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?