Trafiku i drogës Shqipëri-Itali-Spanjë, arrestohen 31 shqiptarë

Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë- Spanjës dhe Shqipërisë është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët policor ndërmjet 4 shteteve.  Operacioni i koduar “Riccio” në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës dhe Shqipërisë çoi në pranga 38 persona.

Policia e Milanos në Itali ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, duke arrestuar edhe 38 persona. Nga të arrestuarit 31 janë shtetas shqiptarë, 5 janë marokenë dhe 2 tunizianë.

Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë. Po ashtu të arrestuarve iu kapën edhe 300 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni u krye nga policia e komandës provinciale në Milano në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, të koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e anti-drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte një bande e cila në muajt e fundit kanë sjellë në Itali një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në periudha të ndryshem. Keto rezultate janë arritur falë bashkëpunimit të policisë italiane dhe asaj shqiptare”, tha policia e Milanos në një videokonferencë që u transmetua sot, 27 maj 2016,  edhe në vendin tonë.

12 te arrestuar ne Shqiperi- Policia e Shtetit Shqiptar bëri të ditur se 12 prej trafikantëve janë arrestuar në vendin tonë dhe 4 të tjerë janë ende në kërkim, 3 shqiptarë dhe 1 maroken. Sipas policisë shqiptare të arrestuarit janë shqiptarë rumunë, tunizianë dhe marokenë.

Hetimet nisen ne shkurt 2014-

Ne konference per median Drejtori i policisë së Tiranës, deklaron Ardian Çipa: Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të vendeve të BE dhe konkretisht Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës, prej muajit shkurt të vitit 2014 policia e e shtetit është angazhuar në një operacion dhe hetim të përbashkët me keto shtete duke regjistruar procedimin penal dhe vazhduar hetimin e përbashkët mbi dokumentimin e aktivitetit kriminal të një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në drejtim të trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.

Operacioni i koduar Rico-
Ardian Çipa: Operacioni është koduar “Rico” dhe nëpërmjet tij është mundësuar dokumentimi dhe arrestimi i anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme të cilët janë përgjegjës për veprimtari kriminale trafikimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike heroinë dhe kokainë. Suksesi i këtij operacioni është produkt i bashkëpunimit efikas me shërbimet policore italiane e në vecanti carabinierët e Milanos të cilët nëpërmjet shërbimit ndërkombëtar të policisë italaine dhe zyrës së Interforc në Tiranë kanë shkëmbyer informacionë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në total 31 shtetas, 12 në Shqipëri , një në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Në total kanë ngelur për tu kapur edhe 4 shtetas të tjerë, 3 shqiptarë dhe një maroken.

Grupi kriminal me dege ne Itali dhe Shqiperi- Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës nga “Toka e Shqiponjave”

Policia ka mundur të identifikojë furnizuesit shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre, të cilët mbanin drogën në makina që i kishin modifikuar posaçërisht për transport.

Gjithashtu zbuluan personat shqiptarë të cilët jetonin në Itali dhe që merrnin në zotërim lëndën narkotike, si dhe rrjetin e tyre shpërndarës në shitjen e saj me pakicë, i përbërë kryesisht nga shtetas marokenë e tunizianë.

Ky operacion policor përfunoi pasi policia italiane mundi të identifikojë dhe personat që më pas kishin për detyrë të tansportonin nga Itali në Shqipëri shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës. Ky transport i parave kryhej me anë të kamionëve apo me autobuza të linjës Itali- Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?