Trafiku i kokainës nga Xibraka, Prokuroria zgjat hetimet edhe tre muaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të zgjasë hetimet edhe për tre muaj të tjerë, për të dyshuarit e arrestuar në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Shkak për shtyrjen e këtij afati është bërë vonesa e ardhjes së letër-porosisë nga autoritetet gjermane, të cilët pritet të sjellin në Shqipëri përgjigjen e analizave të lëndës së gjetur në laborator, si dhe e një pjesë të materialeve hetimore të ndjekura nga drejtësia gjermane për grupin që dyshohej se transportonte drogë të llojit kokainë drejt Gjermanisë.

Për llogari të kësaj dosje, janë arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për trafik të drogës në bashkëpunim, mes tyre edhe dy shtetas kolumbiane. Këta të fundit bënin përpunimin e lëndës në laboratorin e sajuar në Xibrakë.

SHKARKO APP