Trafiku në Itali: Dy shqiptarë prangosen sapo zbresin nga porti, 6 të tjerë në kërkim

një grup që përbëhej nga shqiptarë, italianë, marokenë dhe spanjollë. Disa prej tyre kishin përfunduar në pranga më herët, për arsye të ndryshme, përgjegjës kryesisht për trafik droge, për posedim dhe mbajtje të armëve të paligjshme dhe prostitucion.  Dy të kërkuarit, dy shqiptarë të rinj: AB, 30 vjeç  dhe OM, 23 vjeç, u arrestuan përkatësisht, i pari në portin detar të Ankonës, pasi zbriti nga një anije që vinte nga Durrësi, si dhe tjetri në portin e Brindizit, pasi ishte nisur nga Vlora. Gjyqtari i Gjykatës së L'Aquila, kishte lëshuar për të dy të rinjtë urdhrin e  arrestit për veprën penale të konspiracionit të trafikut të drogës dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqiptari me iniciale, A.B, është izoluar në burgun Montacuto, ndërsa gruaja e tij do t’i nështrohet “arrestit shtëpiak”, pasi nuk ka kallzuar këtë veprimtari kriminale. Operacion në tërësi çoi në arrestimin e 12 personave,  në sekuestrimin e më shumë se 26 kg drogë të llojeve të ndryshme, ndërsa  pritet të ndalohen edhe 26 të tjerë të dyshuar. Arrestimet e para datojnë në mëngjesin e 18 shtator 2014. Gjashtë shqiptarë janë ende në kërkim nga policia, si pjesë e kësaj bande trafikantësh.

SHKARKO APP