
Një traget me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi. Deri tani raportohet për 5 viktima.
Momentet tragjike u fiksuan nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale.


