Tragetit në Shëngjin, Haxhinasto: Kompania shkeli kontratën

Skandali i publikuar pak dite me pare nga Ora News mbi misterin e tragetit Shengjin-Brindizi qe fill pas perurimit u zhduk, solli reagimin e Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto. Pas insistimit te Ora News, zyrtari i larte i qeverise sqaroi se per kete çështje do merren te gjitha masat, pasi kompania ka shkelur kontraten me autoritetet e portit.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, reagoi pas skandlit te publikuar nga Ora News ne lidhje me tragetin e linjës Shëngjin-Brindizi, i cili ende pa mbushur nje muaj nga inagurimi nuk u duk më në brigjet shqiptare.

Ministri Haxhinasto iu pergjigj interesit te Ora News mbi kete çështje duke sqaruar se kompania ka shkelur kontratën tregëtare që ka lidhur me shtetin shqiptar.

Haxhinasto tha se aktualisht autoritetet e transporteve dhe ato portuale po bëjnë vlerësim te kontrates.

Haxhinasto: “Operatori që ka nënshkruar një kontratë tregtare me portin e Shëngjinit, siç ndodh normalisht me gjithë operatorët e trageteve, nuke zbaton këtë kontratë. Aktualisht Ministria është në proçesin e vlerësimit të këtyre shkeljeve që i ka bërë kontratës ky operator me portin e Shëngjinit”.

Në rast se verfikohet shkelja e kontratës, atehere kompania e udhëtimit “Ionian Island shpk” rrezikon gjobe deri ne heqje te liçences.

Haxhinasto: “Do të shikojmë dhe do të veprojmë sipas ligjit në raste të tilla. Nëqoftëse ligji nuk parashikon ndëshkime, penalizime, rregullime, reagime për mosrespektim të kontratave do ta plotësojmë legjislacionin, do ta bëjmë si legjislacioni europian, që çdo operator që vjen në Shqipëri të mos mendojë se këtu është një treg pa rregulla, por ti përmbahet derfi në fund detyrimeve ligjore që kanë kontratat që nënshkruajnë”.

Trageti i linjës Shëngjin-Brindisi u përurua në pikun e fushatës zgjedhore ne qershor.

Por pa mbushur ende një muaj, trageti u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Ky është qëndrimi i parë i Ministrit Haxhinasto mbi këtë skandal te zbuluar nga Ora News vetem pak dite me pare./Ora

SHKARKO APP