Tragjedi në Durrës. Mbytet babai 44 vjeçar, shpëton vajza e mitur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në zonën e Rrushkullit në Durrës, ku për pasojë një 44 vjeçar është mbytur në det ndërsa vajza e tij e mitur ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Dh.B., 44 vjeç bashkë me vajzën e tij të mitur M.B., 9 vjeçe janë futur duke u larë në det dhe për pasojë ka ndërruar jetë babai ndërsa e bija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.