Tragjedi në Gjermani, Austri dhe Holandë! Tre të vdekur nga fishekzjarret, mes tyre një 12-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur natën e Vitit të Ri në Gjermani dhe Austri për shkak të fishekzjarreve .

Mediat e huaja raportojnë se dy persona u vranë nga fishekzjarrët në Gjermani e Holandë dhe një tjetër në Austri.

Në Gjermani, në rajonin e Nordrhein-Westfalisë, një 37 -vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Austri, një 23-vjeçar vdiq në Vjenën jugperëndimore dhe tre të tjerë u plagosën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të plagosur nga fishekzjarrët janë të shumtë edhe në qytetet gjermane, ndërsa kujtohet se një 12-vjeçar u vra edhe në Holandë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?