Tragjedi në Greqi/ Fëmija 3-vjeçar humb jetën, ishte në makinë me prindërit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Markopulo në Greqi. Një fëmijë 3-vjeçar i komunitetit rom ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Siç raportojnë mediat greke plumbi e kapi fëmijën në kokë. Për fat të keq i mituri nuk i mbijetoi plagëve, e për pasojë ndërroi jetë në spital.

3-vjeçari ndodhej në makinë bashkë me prindërit e tij në momentin, kur një automjet tjetër ndaloi në rrugë dhe qëlloi me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej i mituri.

Nuk dihet motivi i të shtënave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?