Tragjedi në Librazhd/ Vret gruan me sopatë, më pas burri vetëvaret
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Dragostunjë në Librazhd pasditen e sotme. Burri ka vrarë me sopatë gruan dhe më pas ka varur veten me litar. Ditët e fundit është rritur frikshëm bilanci i vrasjeve.
Policia thotë se 56-vjeçari Qemal Bici mësohet se ka qëlluar me sopatë gruan e tij duke i marrë jetën. Pasi ka vrarë bashkëshorten, ai ka varur edhe veten. Nuk dihen ende shkaket e krimit brenda familjes.
”Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B, rreth 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B, rreth 53-vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia e Shtetit.